Mulla Osmani denoncon padrejtësi në një konkurs në Ministrinë e Mbrojtjes ku kishte aplikuar vajza e tij: Ia fshehën dokumentet

Hoxha i njohur nga Drenica, Osman Musliu, i njohur si Mulla Osmani, ka reaguar ashpër ndaj një “padrejtësi institucionale” që i është bërë vajzës së tij, e cila, sipas hoxhës, është përjashtuar pa të drejtë nga një konkurs publik në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan KFVA.

Në një reagim publik të publikuar në rrjetet sociale, Musliu ka bërë të ditur se vajza e tij kishte aplikuar për pozitën e psikologes klinike, por dokumentet e saj, siç pretendon ai, janë “fshehur” gjatë procesit të aplikimit.

“Aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për psikologe klinike, ia fshehën dokumentet; pas reagimit tonë na thanë se kishin gabuar, por gjithsesi e eliminuan nga konkursi,” – shkruan Musliu.

Musliu ka akuzuar edhe prokurorinë, përfshirë dy emra konkretë, të cilët “nuk kanë trajtuar rastin me drejtësi”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…