• Mon. Oct 27th, 2025

Mediumi shqiptar: Liburn Aliu emërohet drejtor në Portin e Durrësit

Bykfvanews

Oct 27, 2025

Liburn Aliu, ish ministër i Qeverisë së Kosovës pritet të emërohet drejtor i Portit Durrësit.

Kështu raporton media shqiptare, VNA.al.

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i Ministrit të vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, kishte shkruar Aliu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *