• Mon. Oct 27th, 2025

Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja

Bykfvanews

Oct 27, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas dështimit të votimit të qeverisë së re dje në Kuvend, ka thënë se s’ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja, shkruan KFVA,

Në konferencë për media, Kurti theksoi se kjo s’ka qenë preferenca e tyre si parti, por që s’ka mënyrë tjetër.

“Dua të theksoj që unë dhe VV jemi të interesuar dhe angazhohemi të punojmë që ta zhvillojmë shtetin. Prandaj para çdo marrëveshje, ne zgjedhim zgjedhjet kjo është edhe arsyeja pse vendi, siç e pamë dje nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti në konferencë për media.

Ai përmendi edhe dy ftesat që i kishte bërë LDK-së dhe kontaktet e vazhdueshme me Nismën, por që siç tha ai asnjëra nga to s’kishte pranuar ofertën për bashkëpunim.

“Dje Kuvendi siç e pamë nuk arriti të zgjedh qeveri të re përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë, përpjekjet për shumicën nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam. Asnjëra nga partitë që ju kemi bërë ftesë nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që duhej të kishte koalicion. I bëm ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt te vazhdueshëm me Nismën. Të pranonin ofertën tonë për bashkëpunim, jo vetëm që do t’i kishim numrat, por edhe do të mund të jepnim çështje zgjidhjes së Presidentit e cila na pret pas katër muajve. Duke e parë disponimin e VV-së dhe LDK-së jam i gatshëm ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *