• Mon. Oct 27th, 2025

Kurti: Ende s’kemi marrë ftesë nga Presidentja – përveç balotazhit, do të mund të kemi edhe dy herë zgjedhje

Bykfvanews

Oct 27, 2025

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se pas dështimit të djeshëm për votimin e Qeverisë, duket se s’ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Kurti bëri me dije se ende nuk kanë pranuar ftesë nga Presidentja Vjosa Osmani, teksa tha se edhe partitë tjera po përgatiten për zgjedhje, shkruan KFVA.

“Ne nuk kemi marrë ende ftesë nga Presidentja. Do të konsultohemi me të. E dimë që per herën e dytë eventualisht është në diskrecionin e saj cështja e mandatarit për formimin e Qeverisë…Duket se që të gjithë tani po përgatiten jo vetëm për balotazhin, por edhe për zgjedhje të reja parlamentare”, ka deklaruar Kurti në konferencë.

Ai tha se përveç balotazhit, do të mund të mbahen edhe dy palë zgjedhje.

“I kemi vetëm katër muaj deri te zgjedhja e Presidentes”, teksa shtoi se kur dje nuk arritën t’i bëjnë 61 vota për Qeverinë, do ta kenë zor t’i bëjnë 80 për zgjedhjen e Presidentit.

“Është për të ardhur keq sepse përveç balotazhit, do të mund të kemi dy herë zgjedhje. Këto të dhjetorit kemi mujt t’i evitojmë, e t’i lëmë vetëm ato të pranverës”, shtoi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *