Për ndryshimet e bëra kur prezantoi kabinetin e ri qeveritar që dhe s’u votua dje, aty munguan disa emra, si zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministrja Arbëria Nagavci si dhe ajo e MINT-it, Rozeta Hajdari, e për këtë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo s’ka të bërë me ndonjë vlerësim apo jo, por janë rezultat i analizave që kanë bërë, shkruan KFVA,
“Të gjithë emrat që janë prezantuar janë rezultat i analizave tona të brendshme dhe emrat e përveçëm s’janë rezultat i ndonjë vlerësimi apo mosvlerësimi por kryekëput çështje e fazës që na pret për programin tonë. Plane kemi edhe për emrat e përveçëm, ne do të jemi bashkë në ecjen tonë, por kur kush edhe ku këto janë diskutime që nuk kanë të bëjnë me vlerësimin por me fazat që na presin”, tha ai.
“Kemi pasur ndërrime të pozitave, të digastereve dhe s’bëhet fjalë për kurrëfarë për gjykimi ndëshkues”, shtoi ai.
Për Dimal Bashën që dje e prezantoi si pjesë të kabinetit qeveritar, në pozitën e Ministrit të Infrastrukturës, Kurti tha se gjithmonë e ka paramenduar si pjesë të ekzekutivit, ndërsa përmendi këtu që propozimi i VV-së për Kryeparlamanetar ka qenë emri i Albulena Haxhiut, “si gruaja më e votuar në zgjedhje”.
“Kemi pasur ndërrime të pozitave, të digastereve dhe s’bëhet fjalë për kurrëfarë për gjykimi ndëshkues”.
“Më duhet të them për Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar në ekzekutiv dhe ju e dini që propozimi i VV-së për kryetar Kuvendi ka qenë Albulena Haxhiu. Me qenëse u bë e pamundur të ecim përpara me të, dhe na erdh gjykimi i Kushtetueses, që thotë duhet të provosh tri herë, dhe ne filluam të provojmë emra tjerë, dhe aty nuk është mirë të nxjerrim konkluzione që dikë që e propozuam nuk e donim në qeveri. Unë besoij që Basha e bën mirë punën si Kryetar Kuvendi, gjatë kësaj periudhe s’kam vërejtje ndaj tij, por besoj që vlera e tij e madhe njëmend do të ishte në ekzekutiv. Ajo çfarë ne besojmë dhe çfarë realizohet nuk përputhen. Dje ishte shansi që Dimal Basha të vinte në ekzekutiv”, tha Kurti.

