A tentoi Kurti të “peshkojë” deputetë të PDK’së për Qeveri, Krasniqi: Në 2-3 raste ka pasur kontakte dhe sekserë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë përpjekje që të sigurojë vota nga deputetët e PDK’së për krijimin e Qeverisë.

Krasniqi tha se si PDK e kanë bërë të qartë qysh në shkurt se nuk hyjnë në koalicion me VV’në, teksa sqaroi se deputetët e kësaj partie janë kontaktuar individualisht ose përmes sekserëve, shkruan KFVA.

“Po si jo, ka pasur padyshim. Ka pasur tendenca, ka pasur kontakte, ka pasur sekserë, biznese kryesisht të suksesshme…në adresë të deputetëve të caktuar.  Individualisht, nashta 2-3 raste, qoftë në vija personale e qoftë në vija të bizneseve që janë pasuruar me tenderë multi milionësh gjatë Qeverisjes Kurti”, ka deklaruar Krasniqi.

Por, tha se ka qenë i bindur që asnjë prej deputetëve të tij nuk do të votojë për Kurti 3.

“Unë kam qenë i bindur që ai do të jetë i dështuar sepse në asnjë moment nuk kam pas asnjë dyshim apo hamendësim që kushdo prej deputetëvr te PDK’së do të votonte jashtë vijës partiake, për çështjet që lidhen me krijimin e Qeverisë”, tha Krasniqi.

Ndryshe, në seancën e djeshme, dështoi votimi i Qeverisë, ku për ishin 56 vota nga 61 sa nevojiten.

Në një konferencë që mbajti sot, Kurti tha se ofertë për koalicion i ka bërë vetëm LDK’së dhe Nismës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…