Votimi për Qeverinë e re pritet të bëhet në mënyrë elektronike, jo me ngritje dore

Derisa ka kaluar ora 10:00 dhe po pritet fillimi i seancës së jashtëzakonshme që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, e që është krijimi i Qeverisë së re, deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti kanë nisur të akomodohen në sallën e Kuvendit.

Nga ana tjetër, ka raportime se votimi për formimin e Qeverisë së re do të bëhet në mënyrë elektronike dhe jo si zakonisht që u bë me ngritje dore nga deputetët.

Në sallë, tek ulëset, deputetëve u janë shpërndarë edhe manualet se si do të përdoret teknika e votimit elektronik, shkruan KFVAA.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…