Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij ka përfunduar tetë luftëra gjatë tetë muajve të fundit, ndërsa ndodhej në Malajzi për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje mes Tajlandës dhe Kamboxhias.

“Ky është një nga tetë konfliktet që administrata ime ka përfunduar në vetëm tetë muaj, mesatarisht një në muaj. Ka mbetur vetëm një,” tha Trump gjatë ceremonisë në Kuala Lumpur, ku u nënshkrua marrëveshja e zgjeruar e armëpushimit midis dy vendeve aziatike.

Presidenti amerikan, i cili këtë verë ndihmoi në negociatat për ndalimin e luftimeve përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxhia, e quajti ditën “moment historik për paqen në rajon”.

“Ka pasur shumë gjakderdhje. Dhe ne e ndalëm atë shumë shpejt,” tha Trump, ndërsa kryeministrat Hun Manet i Kamboxhias dhe Anutin Charnvirakul i Tajlandës nënshkruan marrëveshjen.

Kryeministri kamboxhian Hun Manet e cilësoi nënshkrimin si “një ditë historike”, ndërsa homologu tajlandez theksoi se marrëveshja “krijon themelet për paqe të qëndrueshme”.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Tajlanda do të lirojë 18 ushtarë kamboxhianë të kapur gjatë përleshjeve dhe të dyja palët do të fillojnë tërheqjen e armatimeve të rënda nga zona kufitare.

Presidenti Trump njoftoi gjithashtu se kishte firmosur marrëveshje ekonomike me të dy vendet dhe pritet të finalizojë një marrëveshje tregtare me Malajzinë gjatë ditës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…