Reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ndërhyrje në disa bashki!

Teksa Bashkia e Vaut të Dejës është më e prekura në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e daljes së përroit Glina nga shtrati, Ministria e Mbrojtjes nga ana tjetër njofton se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës, situata po drejtohet drejt normalizimit, ndërsa niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa uji është tërhequr plotësisht. Për të shmangur rrezikun e përmbytjeve, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës së përroit dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Ndërkohë, ndërhyrje janë duke u kryer edhe në Bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi, ku po pastrohen inertet dhe gurët e rënë në akse rrugore për të garantuar qarkullim normal të mjeteve.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e motit me reshje.

Ministria thekson se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore të emergjencave civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

PAMJE

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…