Mustafa pasi dështoi formimi i Qeverisë Kurti 3: Mirupafshim në anën e ndritshme të Kosovës, së shpejti

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se pas 8 muajve të humbura për lojërat politike, sot gënjeshtra e Kurtit doli lakuriq para gjithë botës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se se do të përmbyllet siç thotë ai kjo periudhë e errët e shtetit, dhe do të vijnë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë, shkruan KFVA.

Postimi i tij i plotë:

Pas 4 vitesh zero punë, mashtrime e dështime plot. Pas 8 muajve të humbur për lojërat e tyre politike. Sot gënjeshtra doli lakuriq para gjithë botës: s’i kanë numrat për ta bërë Qeverinë.

Kur shkatërron ekonominë, miqësitë strategjike, shëndetësinë, arsimin dhe besimin me përfaqësuesit politik; kur secilin e akuzon si tradhëtar, bashkëpunëtor serbie, e kriminel; kur secilit i kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim, s’të mbetet askush për partner. “Trimi i mirë me shokë shumë” s’vleu kurrë për ta.

Pas shtrëngatës, del Dielli. Kalon e përmbyllet kjo periudhë e errët e shtetit tonë. Do të vinë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë, arsimin e shëndetësinë e mbi të gjitha, i dhënë rinisë arsye për të mos ikur.

Mirupafshim në anën e ndritshme të Kosovës, së shpejti

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…