Murati: Ndoshta në të kaluarën ka qenë më i lehtë bashkëpunimi përmes ryshfeteve e pozitave në Ambasada

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka fajësuar partitë tjera politike për bllokadë në formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, modeli i bashkëpunimit që ka ofruar VV-ja është refuzuar.

Ai madje tha se ndoshta në të kaluarën bashkëpunimi mund të ketë qenë më i lehtë të gjidnet përmes terminaleve doganore, pozitave në Ambasada e ryshfeteve apo korrupsioneve.

“Ka një kohë të gjatë prej datës së 9 shkurtit me zvarritje me bllokada të shkaktuara, e pamë edhe sot që u materializua në formë të inatit dhe xhelozisë politke kur opozita vendos të barrikadojë dhe më të vlefshme e konsiderojnë të votojnë kundër fituesit të zgjedhjeve, sesa të vendosin interesin shtetëtor përpara. Prej fillimit kemi ndjekur të gjitha afatet si subjekt fitues, asnjëherë s’jemi vonuar”, tha Murati.

“Të gjitha vonesat kanë qenë në mënyrë që të bllokohet qoftë formimi i Kuvendit qoftë edhe formimi i Qeverisë. Kjo është tragjike për demokracinë, ku subjektete politike vendosin inatet politike para formimit të institucioneve”, tha ai.

“Kemi një situatë ku modeli i bashkëpunimit që kemi ofruar është refuzuar. Ndoshta në të kaluarën ka qenë më e lehtë që të gjindet bashkëpunimi përmes terminaleve doganore, përmes pozitave në Ambasada të caktuara, dhe përmes edhe ryshfeteve apo korrupsionevce të tilla të ngjashme”, tha Murati.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…