• Sun. Oct 26th, 2025

Liburn Aliu dha dorëheqje shkaku i tij, Kurti e propozoi bash Dimal Bashën për Ministër të Infrastrukturës

Bykfvanews

Oct 26, 2025

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në prezantimin e kabinitetit qeveritar, ka befasuar me emrin që ka zgjedhur për pozitën e Ministrit të Infrastrukturës, nga e cila Liburn Aliu kishte dhënë dorëheqje. Kurti e ka prezantuar për këtë pozitë Dimal Bashën, që ishte edhe arsyeja e dorëheqjes së Aliut. Por, Qeveria e re dështoi të votohet, shkruan KFVA,

Liburn Aliu ishte dorëhequr si Ministër një ditë pas zgjedhjes se Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke e paraqitur edhe këtë si arsye.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, kishte shkruar Aliu, më 27 gusht.

Pas dorëheqjes së Aliut, Basha kishte se është komplet e natyrshme që të këtë pakënaqësi.

“Sa për informacionin tuaj, unë lexova në media që ka dhënë dorëheqje nga pakënaqësia e tij me rastin e votimit tim si kryetar të Kuvendit. Nuk dua të komentoj shumë, përveç që e çmoj kontributin si aktivist i VV’së, siç e çmoj konmtributin e secilit activist tjetër që ka dhënë shumë për Lëvizjen Vetëvendosje. Por, gjithashtu e respektoj punën që e ka ba si ministër. Është komplet e natyrshme me pas pakënaqësi mes vete”, kishte deklaruar Basha.

Ndryshe, distancimi i tij me Kurtin kishte filluar shumë më herët. Sinjalet ishin dhënë edhe me mospërfshirjen e tij në listën për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *