Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është lajmëruar pasi sot nuk i kishte numrat për formimin e qeverisë së re, me ç’rast ka thënë se do të vazhdojnë si qeveri në detyrë “drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkruan KFVA.

Ai ndërkaq ka falënderuar 56 deputetët që mbështetën propozimin e tij për kabinetin e ri qeveritar, por që nuk ishin të mjaftueshme, pasi nevojiteshin të paktën 61.

“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai.

Kurti publikoi video nga ekspozeja e tij dhe tekstin e plotë ia bashkëngjiti asaj.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…