IPK arreston policin e Njësisë Speciale, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic të Njësisë Speciale në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje, shkruan KFVA.

Sipas njoftimit të IPK-së, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është suspenduar nga puna.

Njoftimi:

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje
Prishtinë, 26 tetor 2025

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë kurse hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor (i angazhuar në kuadër të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës) është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…