• Sun. Oct 26th, 2025

Barcelona bie në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e fiton “El Clasicon”

Bykfvanews

Oct 26, 2025

“El Clasico” i parë i këtij sezoni i ka takuar Real Madridit, që mposhtën rivalin e përbetuar midis “Santiago Bernabeut”.

“Los Blancos” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat të ngushtë 2-1.

Reali e nisi fuqishëm për të shënuar përmes Kylian Mbappe, megjithatë goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Mirëpo, vetëm 10 minuta më vonë, francezi përfitoi nga një asistim maestral i Kylian Mbappe për ta zhbllokuar rezultatin (22’).

Barcelona pastaj u këndell falë një kundërzbritje, ku Fermin Lopez nuk dështoi përballë Courtois pas asistimit të Marcus Rashford (38’).

Reali ishte më dominues dhe me plot meritë e riktheu epërsinë falë Bellingham, që shënoi nga afërsia pas asistimit fantastik të Eder Militaos (43’).

Madrilenët në fakt shënuan sërish përmes Kylian Mbappe megjithatë u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje sërish.

Reali lehtë mund ta bënte epërsinë 3-1 sidoqoftë, Mbappe këtë herë dështoi nga pika e bardhë, me Szczesnyn që bëri super pritje.

15 herë kampionit të Evropës pak minuta më vonë iu anulua edhe një tjetër gol, këtë herë nga Jude Bellingham shkaku i pozitës jashtë loje.

Barcelona tentoi të krijonte disa aksione në fund megjithatë mbrojtja defansive e Realit ishte e pathyeshme.

Vlen të ceket se në minutën e fundit, Pedri e mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja (90+10′).

Kësisoj, Reali ikën pesë pikë para Barcelonës në La Liga, duke mbledhur 27 pikë, derisa blaugranasit qëndrojnë në vendin e dytë me 22 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *