Andin Hotit reagon pas nominimit nga Kurti: Askush nuk ma imponon bindjen

Pas propozimit të Albin Kurtit, për ta emëruar ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti, ka folur hapur për bindjet e tij.

Ai thotë se disa reagime që ka marrë kohët e fundit i kanë shkaktuar ndjenja të thella.

“Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, ose “E korite emrin e babës”, janë fjalë që nuk tregojnë shqetësim për idealin, por hipokrizi.

Hoti shton: “Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike. Pra, unë paskam qenë ‘i mirë’ sa kohë mendoja si ti, dhe ‘i keq’ sapo mendova vetë.”

Ai kujton edhe sfidat e familjes së tij pas luftës dhe sakrificat që kanë bërë: “Para pak ditësh, një mik më tha: ‘Andin, kujtoji të gjithë ata dashamirë të Ukshinit, kur ti s’ishe fytyrë publike.’”

Hoti thekson se askush nuk mund t’i imponojë bindjen e tij: “As ju, as askush tjetër, nuk ma imponon bindjen. Nuk e shes, nuk e ndërroj dhe nuk e negocioj.”

Ai shton: “Unë jam aty ku dua të jem, ku e shoh të drejtë të jem, ku mendoj se mund të jap kontributin tim për vendin”.

Në fund, ai shpreh dhimbjen për respektin e rremë që ka marrë: “E vetmja herë që jam mashtruar, është kur kam menduar se disa më kanë respektuar për atë se kush jam, e jo për bindjen politike që unë kam pasur”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…