Rezultatet përfundimtare, Peci para Arian Tahirit për 122 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për raundin e parë me përjashtim të tri komunave, Prishtinë, Junik dhe Mamushë.

Në këto komuna do të shpallet rezultati pas vendimit të Gjykatës Supreme. Kështu bëri të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në Mitrovicë, sipas rezultateve përfundimtare,  122 vota është përpara kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ndaj atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit.

Ata do të përballen në balotazh më 9 nëntor.

Peci në përqindje mori 47,94% të votave, ndërsa Arian Tahiri mori 47,57%.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…