Osmani për përfundimin e mandatit: Asnjëherë s’mendoj ku do të jem unë, por ku do të mbetet Republika e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, s’ka pranuar të flas se a do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike edhe pasi t’i përfundojë mandati i presidentes në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës është ai që vendos për këtë duke theksuar se nëse qytetarët duan që ajo të vazhdojë të jap kontribut për Kosovën, ajo do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë.

‘‘Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani, mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës, dhe në qoftë se populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për Republikën tonë, atëherë do të vazhdojë ta jap atë kontribut”.

“Nëse qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontributin në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Çka është më rëndësi është që unë do të vazhdojë të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional qoftë politik’’, ka deklaruar ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…