Momenti kur Jon Kuka mposht serbin Bogdanoviq për medalje në Kupën Evropiane

Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë.

Kuka garoi të shtunën në kategorinë deri 55 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë e mposhti xhudistin serb, Lazar Bogdanoviq.

Joni është djali i kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka.

Ai nisi me fitore ndaj gjermanit Moritz Schubert. Më pas e mposhti edhe Djamil Kurbanovin që e përfaqëson Austrinë.

Në luftën e tretë, xhudisti i talentuar pejan humbi nga Celil Uyar i Holandës.

Në repesazh, Jon Kuka fitoi ndaj Yuval Fuchs të Izraelit, Yanis Semadi të Francës dhe në fund ndaj Bogdanoviqit.

Në kategorinë deri 55 kilogramë garuan 27 xhudistë, raporton Koha.net, transmeton KFVA.

Për Jon Kukën është sukses i rëndësishëm për zhvillim të mëtejme në karrierë. Për të është suksesi i parë në garat e rëndësishme për kadetë.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…