Një rast shqetësues dhe i papranueshëm ka ndodhur në një shkollë fillore në vend, ku një mësimdhënës ka përdorur fjalë të rënda dhe të papranueshme gjatë orës mësimore.
Edhe pse menaxhmenti i shkollës është njoftuar për rastin, fillimisht nuk janë ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësit, i cili vazhdoi punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Përballë kësaj situate, disa prej vajzave të dëmtuara vendosën të mos ndjekin më mësimin në orët e tij, ndërsa prindërit e tyre e denoncuan rastin në polici.
Pas hetimeve, ndaj mësimdhënësit u ngrit aktakuzë për ngacmim seksual dhe keqtrajtim, por procesi gjyqësor është zvarritur për vite me radhë.
Vetëm së fundmi, gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar atë, duke i dhënë fund pritjes së gjatë për drejtësi.
Ndërkohë, vajzat e ngacmuara tashmë janë në përfundim të shkollës, dhe vendimi i vonuar ka sjellë ndjenjë lehtësimi, por edhe zhgënjimi për vonesat institucionale.
Për të shpjeguar çfarë ndodhi gjatë procesit gjyqësor dhe pse drejtësia u vonua kaq shumë, në një intervistë për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, ka folur Laura Tahiri, avokatja e njërës nga të dëmtuarat.

