• Sun. Oct 26th, 2025

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit, me përjashtim të Prishtinës dhe dy komunave të tjera

Bykfvanews

Oct 25, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për raundin e parë me përjashtim të tri komunave, Prishtinë, Junik dhe Mamushë.

Në këto komuna do të shpallet rezultati pas vendimit të Gjykatës Supreme. Kështu bëri të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat që do të shkojnë në balotazh.

Raundi i dytë është caktuar të mbahet më 9 nëntor 2025.

Në ditën e zgjedhjeve, në rundin e parë, votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *