• Sat. Oct 25th, 2025

Bajrami: Çështja e rrymës po hetohet nga Prokuroria Speciale, kam dhënë dëshminë time

Bykfvanews

Oct 25, 2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në fillim të muajit tetor, ka dhënë dëshmi në Prokurori për atë që e quan, mafi energjetike, shkruan KFVA.

“Ka një lajm të mirë: Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i saj i plotë:

Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje.

Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?
Mos harroni kurrë:

Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset.

Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.

Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë.

Por ka një lajm të mirë:

Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *