Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Aksident i rëndë në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë,  përkatësisht në Bresje të Fushë Kosovës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.