Trump: Do t’i vrasim njerëzit që sjellin drogë në vendin tonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se sulmet e SHBA-së ndaj të ashtuquajturve narko-terroristë nuk kërkojnë deklaratë lufte dhe ka njoftuar se seria e fundit e bombardimeve të anijeve në Karaibe dhe Paqësor do të pasohet nga sulme në tokë.

Ai theksoi se Kongresi do të informohet për operacionet, raportojnë agjencitë e huaja.

“Epo, nuk mendoj se domosdoshmërisht do të kërkojmë një deklaratë lufte”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se do t’i vrasim njerëzit që sjellin drogë në vendin tonë. Dakord? Do t’i vrasim”, tha Trump.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…