Skandal ushqimor në Slloveni: Në kastravecët turshi të importuar nga India u zbulua paracetamol

Një rast i pazakontë është regjistruar në Slloveni, ku gjatë një kontrolle rutinë të produkteve të dimrit është zbuluar prania e paracetamolit në kastravecët turshi të importuar nga India.

Ky është rasti i parë i tillë në Evropë, konfirmuan autoritetet sllovene, ndërsa analiza shtesë e kryer në një laborator privat e ka vërtetuar praninë e ilaçit për uljen e temperaturës.

Sipas rezultateve laboratorike, koncentrimi i paracetamolit ishte rreth 30 miligramë për kilogram të produktit.

Pas zbulimit të këtij rasti, 15 mijë kilogramë kastravecë turshi janë bllokuar në depo, ndërsa është njoftuar Komisioni Evropian, raportoi portali Danas.hr.

Nga Inspektorati Shtetëror i Kroacisë kanë bërë të ditur se kastravecët e dyshimtë nuk janë shpërndarë në tregun kroat, duke shtuar se deri më tani në Kroaci nuk është regjistruar asnjë rast i ngjashëm i pranisë së paracetamolit në ushqim.

Ekspertja Maja Rapajiç nga Fakulteti i Bioteknologjisë Ushqimore në Zagreb ka shpjeguar se në procesin normal të prodhimit të turshive, paracetamoli nuk është përbërës i mundshëm.

“Te perimet e marinuara, përfshirë kastravecët, përbërësit bazë janë uji, uthulla, sheqeri, kripa dhe erëzat. Gjatë procesit, kastravecët mbulohen me lëngun marinues dhe më pas pasterizohen. Në vetë prodhimin nuk përdoret paracetamol, por mund të ndodhë kontaminim i mëvonshëm, ndoshta gjatë rritjes, për shembull përmes ujit me të cilin janë ujitur bimët,” ka shpjeguar ajo.

Rapajiç nuk ka dashur të komentojë nëse paracetamoli mund të jetë përdorur qëllimisht gjatë procesit të konservimit, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndikimit të faktorëve njerëzorë.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…