Ky është mërgimtari që ofendoi Zemajn

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik në sheshin e Prishtinës.

Në incidentin me deputetin Zemaj është përfshirë Nuha Osmani, mërgimtar nga Gjermania.

Ai ka reaguar për media, duke kërkuar që deputetët që sillen me dhunë të japin dorëheqje.

“Ai më ka fyer me grua dhe me nënë. Unë iu afrova me pyet çka po don ai u soll dhunshëm dhe më goditi. Unë prej tij kisha kërku me i kërku falje krejt qytetarëve të Kosovës edhe mue për sjelljen e tij arrogange.  Të tjerat le ti kryn drejtësia, nëse ka drejtësi”, tha ai.

Kurse, nga ana tjetër deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook  duke  thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”, ka shkruar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…