Kurti u krenua, por Kosova largohet nga ranglista e shteteve më të sigurta për të investuar

Në Indeksin Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve, Kosova u rangua në vendin e 26-të nga 225 shtete, duke lënë pas Francën, SHBA-në e Japoninë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është krenuar me indeksimin që kompania private “Henley & Partners”, i ka bërë Kosovës, duke e prezantuar në mesin e shteteve më të sigurta në botë për të investuar.

Por, një ditë pas, emri i Kosovës nuk figuron në listë. Ai është larguar bashkë me një numër shtetesh të vogla në territor.

Kompania nuk u përgjigj në pyetjet e Koha lidhur me këtë, e as për metodologjinë dhe indikatorët që përdori për llogari të rangimit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…