“Kërko një javë kohë”, Xhafer Tahiri publikon bisedat me Abdixhikun: Marrëveshja nuk bën të bëhet publike

Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se LDK ishte në dijeni për planifikim për të lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka sjell edhe disa biseda si dëshmi.

“Po më thonë që po doni me i ba marrëveshjen publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike”, shkruan Abdixhiku në bisedat e publikuara.

Më pas Abdixhiku i kërkoi kohë një javë shtesë sepse nuk mund të lidhin marrëveshje.

“Marrëveshjen me Vushtrrinë e kam bërë për qytetarët në radhë të parë. Arsyeja është e thjeshtë se në pushtet që një kohë është PDK, që ka qeverisë keq dhe ka sjell shtangim atje. Kjo nuk lidhet me asnjë komunë tjetër dhe nuk afekton asnjë komunë tjetër. Këtë marrëveshje se kam bërë në kokë me vete, jam konsultuar me themeluesit e degës në Vushtrri, jam konsultuar me asamblistët. Nuk do kem asnjë pozitë atje, madje as në kuvend komunal nëse më lejohet. Marrëveshja ka ardhur kësisoj kryetari Abdixhiku, më ka pyetur a kemi ofertë, i kam thënë po nga VV, më tha a mundemi më fitu i kam thënë po”, tha Tahiri.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…