Ish-bashkëluftëtarin e Adem Jasharit në listën e VV’së, partia nuk e votoi as për asamblist në Vushtrri

Ali Januzi është njëra nga figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare jo vetëm në Vushtrri, por edhe më gjerë, madje ai ishte edhe bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari.

Por një jetë e tërë kushtuar çështjes kombëtare nuk i mjaftoi Lëvizjes Vetëvendosje që ta zgjedh atë si asamblist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Januzi nuk mori votat e mjaftueshme që të zgjedhet asamblist në këtë komunë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai mori vetëm 309 vota, derisa figura tjera të kësaj partie arritën të zgjedhen asamblist.

Paksa e çuditshme që një nga njerëzit më kontribues për vedin dhe një nga figurat më të respektuara në këtë komunë të mos zgjedhet asamblist!

Interesant është edhe fakti që Ali Januzi ka marrë vetëm 1 votë në Akrashticë, fshatin e Sylejman Mehollit – kandidatit të LVV për kryetar të Vushtrrisë.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…