Hasani: Kurti nuk do ta ketë votë time, as nëse voton PDK-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do të votojë Albin Kurtin për kryeministër në seancën e së dielës.

Hasani u shpreh se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë votë për Albin Kurtin edhe sikur partia ku bënë pjesë, Partia Demokratike e Kosovës, do të ketë votë për të.

“Unë kam deklaruar që nga fillimi se Albin Kurti votë timen si kryeministër nuk ka pas as nuk do të ketë me asnjë çmim edhe nëse Partia Demokratike do të pajtohej, vota ime do të jetë kundër sepse kur kam dalë në zgjedhje më 9 shkurt qytetarët kanë besuar në përgjegjësinë dhe fjalën time dhe unë do ta mbajë fjalën time për besimin që më kanë dhënë – nuk do të votojë qeverinë. Elektoratin e kam unë, partia më ka vendos në listë dhe pajtohemi, por 30 mijë qytetarë kanë besuar se nuk do ta votojë dhe unë i qëndrojë fjalës time”, u shpreh Hasani.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…