Arrestimi i të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, policia i konfiskon një armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë një person që ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, të cilët kanë lokalizuar dhe ndaluar personin e dyshuar.

I arrestuari është Arbër Havolli, mashkull 31-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim për përfshirje në veprën penale të vrasjes.

Në raportin 24 orësh, policia ka dhënë detaje shtesë.

Gjatë arrestimit tek i dyshuari janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. I njëjti është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË

Podujevë 06.09.2025-19:36. Lidhur me rastin, me 23.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…