Tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia malazeze për grafite UÇK

Policia në Hercegnovi të Malit të Zi, ka ndaluar rrethuar një autobus me shtetas kosovarë, që raportohet se janë tifozë zë KB Bashkimit.

“Arpaxhikët” ishin duke u kthyer nga Italia për në Kosovë, kur, siç raportojnë mediat në Mal të Zi, ata kanë ndaluar për pushim në një lokacion të quajtur Meljine.

Ata thuhet se kanë shkruar grafite me akronimin UÇK-së, transmeton KFVA.

Si pasojë, policia malazeze jozyrtarisht ka thënë për mediat atje se dy persona janë shoqëruar në stacion policor.

Më poshtë, shihni disa pamje nga ky rast:

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…