Sorensen u takua dje edhe me Ulutas, KFOR del me njoftim: Folën për sigurinë dhe mbështetjen për dialogun

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim dje Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dhe Shefin e EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR thiuhet se takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjeneral Major Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it ndaj misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja dhe ndaj bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë. Vizita nënvizoi përkushtimin e gjatë dhe të qëndrueshëm të NATO-s dhe BE-së për të punuar krah për krah me qëllim forcimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Sorensen është takuar dje edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimin./

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…