Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Prezantohej rrejshëm dhe u kërkonte para qytetarëve, Policia identifikon dhe ia nxjerr foton të dyshuarit për 16 raste të mashtrimeve

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin që duke u prezantuar në emra të personave publik dhe zyrtar, telefononte qytetarët dhe u kërkonte para. Në një rast, i njëjti dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm në emër të zëvendësdrejtorit të Policisë në veri, Veton Elshani dhe kishte kërkuar ndihmë financiare, shkruan Reporteri.net.

I dyshuari është identifikuar si Edon Bytyqi, nga fshati Arllat.

Dyshohet se personi vendndodhjen aktuale e ka në Republikën e Bosnjë e Hercegovinë andaj Kallëzimi Penal ndaj tij është paraqitur në mungesë.

“Personi dyshohet se më herët ka kryer së paku edhe 14 vepra të tjera penale të mashtrimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh se ai ka urdhër-arreste aktive edhe për vepra të mëhershme penale dhe ekziston mundësia e lëvizjes së tij në shtetet e rajonit, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim dhe për çdo informatë që posedojnë ta njoftojnë policinë me qëllim të lokalizmit dhe arrestimit të tij.

POSTIMI POLICISE