Paris Guri: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës ndau 26 milionë euro për studentët, duke thënë se secili prej tyre do të përfitojë 100 euro.

Për mosekzekutimin ende të këtyre 100 eurove, deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se këto mjete do të dalin afër datës së raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Qeveria ende nuk i ka ekzekutuar 100 eurot për studentët. Mbajeni në mend ato do të dalin pak ditë para balotazhit”, shkroi Guri me ironi në Facebook.

Qeveria vendimin e mori para 12 tetorit, por këto përfitime për studentët ende nuk janë ekzekutuar. Data e balatazhit është 9 nëntori.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…