• Thu. Oct 23rd, 2025

“Kurti nuk iu bashkua UÇK-së në mal, iu tha se nuk ishte mirë me shëndet dhe nuk e përballonte jetën e malit”

Bykfvanews

Oct 23, 2025

Faton Klosi, ish kreu i Shërbimit Informativ në Shqipëri, ka pretenduar se kryeministri Kurti ka një armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së.

E gjitha kjo sipas tij vjen pasi ai nuk mori pjesë në atë histori.

“Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së se ka qenë vetë pjesëtar në fillimet e Demaçit, asistent i të cilit ka qenë Kurti. Pas Rambujesë, ai nuk ra dakord në mënyrën se si u trajtua, ai iku, iku edhe ky”, thotë Klosi.

Ai ka thënë se UÇK e luti Kurtin që të dilte bashkë me ta në mal, por sipas Klosit, Kurti refuzoi me arsyetimin se ‘nuk ishte mirë me shëndet’.

“Ju lutën që ta ndihmonin nëse donte të merte pjesë të dilte në mal. Nuk ishte aq i ri ky në krahasim me të tjerët. U justifikua që nuk jam mirë me shëndet dhe unë nuk e përballoj dot jetën e malit dhe u tërhoq. Që atëherë, sigurisht e ka ndjerë veten të mangët se pse nuk mori pjesë. Ai nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës që ishte fenomeni më i madh në historinë e kombit shqiptar, në shekujt e fundit po themi”, tha Klosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *