Kandidati i pavarur për kryetar kërkon rivotim në Kllokot: Serbia ndërhyri në procesin zgjedhor

Arbër Emini, kandidat i pavarur për kryetar të Kllokotit, ka thënë se vendimi i parë i PZAP-së ka qenë i ngutshëm në lidhje me dyshimet e tij për parregullsi në procesin e votimit më 12 tetor në këtë komunë.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se strukturat ilegale të Serbisë që funksionojnë në Komunën e Kllokotit, në koordinim me Listën Serbe, kanë lëshuar vërtetime mjekësore të Serbisë për të kryer votimet me asistencë të strukturave të Listës Serbe.

“Kjo ka qenë alarmuese edhe për komisionerët, edhe për vëzhguesit, sepse ka qenë një numër i madh. Janë lajmëruar organet ligjzbatuese, janë bërë arrestime, dhe kjo ka qenë një ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor”, tha Emini.

Ai tha se janë rreth 200 vërtetime mjekësore të lëshuara ilegalisht nga Serbia, teksa theksoi se mbi 100 persona me këto vërtetime veçse kanë votuar.

“Mbi 180 vërtetime mjekësore ilegale të Serbisë janë lëshuar për atë ditë, ndërsa mbi 100 të tillë kanë votuar atë ditë. Personi që ka lëshuar vërtetimet mjekësore nga strukturat ilegale serbe, është arrestuar. Ka qenë organizim i Listës Serbe, ka qenë urdhër i Beogradit që votimi të kryhet paradite. Besoj që dikush i ka mbushur ato fletëvotime”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…

    13-vjeçari goditet nga vetura, Spitali i Mitrovicës: Është jashtë rrezikut për jetë, vazhdon trajtimin në QKUK

    Një fëmijë i lindur në vitin 2013 është paraqitur rreth orës 19:55 në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi ishte goditur nga një automjet. Sipas njoftimit të spitalit, ekipi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë duke…