Aksidenti i rëndë në Itali: Vdes 7-vjeçari shqiptar, lëndohet babai i tij

Një fëmijë 7-vjeçar ka vdekur një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e së mërkurës në provincën e Bolonjës.

Sipas raportimit të mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar dhe në sediljen e pasme kishte babain e tij u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar.

Sipas të dhënave të para, një nga automjetet dyshohet se ka kaluar në korsinë tjetër për të shmangur një motor që po kthehej drejt një stacioni karburanti, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Të dy automjetet dolën jashtë rrugës dhe janë sekuestruar nga autoritetet.

Ndërhyrja e shpejtë e emergjencës 118 nuk i shpëtoi jetën fëmijës, i cili ndërroi jetë në vend. Në aksident u plagosën babai i tij, me origjinë shqiptare dhe banues në Minerbio, si dhe drejtuesi i makinës tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët e kompanisë së San Lazzaro di Savena, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar me detaje dinamikën e aksidentit. Por paraprakisht raportohet se fëmija që ndodhej në sediljen e pasme nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…