Sorensen në Kosovë, Bislimi ia paraqet dy kërkesa: Të trajtohen me urgjencë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur në takim nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, shkruan KFVA.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se ata diskutuan rreth rrugës përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.

Bislimi ia ka paraqitur dy kërkesa që ka thënë se duhet të trajtohen me urgjencë.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi gjithashtu se duhet të trajtohet me urgjencë dhe vëmendjen e merituar çështja e personave të zhdukur me dhunë, në mënyrë që të fillohet edhe me punën e Komisionit të Përbashkët, gjersa e kemi një marrëveshje të dakorduar nga dhjetori i vitit të kaluar. Gjithashtu me urgjencë duhet të trajtohet problemi i bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, që është bllokuar nga Serbia dhe e cila refuzoi edhe në takimin e fundit në Bruksel të muajit të kaluar, që ta trajtojë këtë çështje, tha zëvendëskryeministri”, thuhet në njoftim.

ZKM ka thënë se ai ka folur edhe rreth dëmeve që Serbia po ia shkakton Kosovës vit pas viti me bllokimin e linjave të interkoneksionit, i cili po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm në Kosovë, por edhe për rajonin.

Bislimi ka kërkuar që sa më parë të ndodhë heqja e plotë e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…