Ngjarje e rëndë në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti, autori ekzekutohet nga policia

Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur  në parkingun e një qendre tregtare në Brampton të Kanadasë kur burri  e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

Familja ka identifikuar viktimën e vrasjes së ndodhur të martën pasdite  si Savannah Kulla, 29 vjeçe, me prejardhje shqiptare.

Sipas raportimit të CP24, Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël – tre djemve dhe një vajze njëvjeçare, e cila u bë objekt i një Amber Alert-i pasi dyshohej se ishte marrë nga i ati, Anthony Deschepper, menjëherë pas ngjarjes tragjike.

Policia njoftoi se foshnja u gjet e sigurt pak më vonë në rajonin e Niagarës, ndërsa Deschepper, i identifikuar si i dyshuari për vrasjen, ndërroi jetë pas një përballjeje me policinë në një stacion karburanti në Niagara Falls.

Njësia Speciale e Hetimeve të provincës ka bërë të ditur se një grua tjetër, e cila po ngiste veturën ku ndodhej Deschepper në momentin e incidentit, po hetohet dhe pritet të akuzohet.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…