Nagavci: Të dielën është koha për të parë a janë numrat, shpresoj deputetët tjerë të reflektojnë

Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka folur për formimin e qeverisë së re dhe ka theksuar se të dielën mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje ka numrat e nevojshëm.

“Të dielën është koha për të parë a janë numrat, unë besoj që përtej numrave që i kemi si lëvizje me 48 deputetëve tanë numrat e deputetëve të komuniteteve jo shumicë 8 prej tyre dhe votës së Rashiqit, shpresoj që do të ketë edhe deputet tjerë që do të reflektojnë edhe do t’i japin përfundimit të kësaj sage kaq të gjatë për votimin e qeverisë”, ka deklaruar ajo.

“Sepse e para, kryeministri Kurti VV-ja në radhë të parë arriti të ndajë qarët konsittuimin e kuvendit edhe votimin e qeverisë si dy institucione të pavarura, pra nuk bëhet më fjalë për pazare për marrëveshje politike. Kurti arriti të vendosë standarde të reja duke mos e bërë Kuvendin institucionin më të lartë të Kosovë të varur nga Lista Serbe gjegjësisht nga Beogradi”, ka theksuar ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…