Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrezeve diellore dhe rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu. Do të fryjnë erëra kryesisht nga jugperëndimi, ndërsa mëngjesin e së Premtes herët pritet kalimi i një sistemi tm vranësirave me rrebeshe shiu lokalisht edhe me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat maksimale në shumë pjesë të vendit mbi 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e enjtja sjellë vranësira e intervale kohore me diell dhe rrymime të ngrohta ajrore.

Pasdite vonë dhe në mbrëmje në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë dendësim i vranësirave me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës vonë ose mëngjesin e së Premtes priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sistemi i reshjeve do të jetë kalimtar dhe pritet të përfundojë apo kalojë shpejt dhe gjatë ditës së Premte menjëherë priten intervale kohore me diell, por edhe erëra nga jugperëndimi.

Fudjava vjen me vranësira e intervale kohore me diell dhe me reshje kryesisht të dobëta lokale. Reshjet pritet të fuqizohen vonë të dielën në disa rajone sidomos në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe disa pjesë të Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…