Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, një seri lëkundjesh tërmeti janë regjistruar në disa zona të Shqipërisë.
Tërmeti më i fortë është shënuar në Durrës, me një magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në qytet dhe zonat përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Po ashtu, një tjetër lëkundje është regjistruar në Miras të Korçës, rreth orës 06:15, me magnitudë 3.1.
Ndërkohë, në Konispol, në jug të vendit, janë regjistruar tri lëkundje sizmike, pa pasoja të raportuara deri më tani.