KQZ merr vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit nëpër disa komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit që i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme, shkruan KFVA.

Në njoftimin e KQZ’së thuhet se nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Rinumërim të fletëvotimeve për Kryetar Komune do të ketë në Gjilan, Prishtinë, Prizren dhe Shtime.

“Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…