Kanada paralajmëron arrestimin e Netanyahut

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se do të respektonte urdhrin e arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe do ta arrestonte atë nëse ai udhëtonte për në Kanada, raporton KFVA.

I pyetur gjatë një interviste në Bloomberg Podcasts, të transmetuar të premten, nëse Kanadaja do ta arrestonte Netanyahun, Carney u përgjigj me vendosmëri “po”, por nuk dha hollësira.

Kryeministri kanadez tha gjithashtu se njohja e një shteti palestinez kishte qenë një përparësi për politikat e tij, por se kjo nuk ishte fundi.

“Fundi është një shtet palestinez i lirë dhe i qëndrueshëm që jeton krah për krah, në paqe dhe siguri, Shteti i Izraelit”, tha ai, raporton the times of Israel.

Ndërsa politika kanadeze që nga viti 1947 ka qenë mbështetja e një zgjidhjeje me dy shtete, Carney shpjegoi se vendimi i tij për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez tani ishte sepse “veprimet e qeverisë së Netanyahut ishin të dizajnuara në mënyrë të qartë për t’i dhënë fund çdo mundësie për një shtet palestinez në shkelje të Kartës së OKB-së dhe në kundërshtim me politikën e qeverisë kanadeze të çdo lloji politik që nga viti 1947”.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…