Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrimin politik ndaj një bashkëqeverisjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri tha se LDK ka mbajtur qëndrim të qartë që nga 9 shkurti, duke vendosur të garojë për fitore dhe, në rast të kundërt, të qëndrojë në opozitë.

“LDK nuk ka ndryshuar qëndrim politik. Para 9 shkurtit e ka thënë qëndrimin e vet politik, që ne hyjmë në garë për me fitu dhe nëse nuk fitojmë, ne rrimë në opozitë. Edhe pas 9 shkurtit e ka konfirmu në dy ftesa që lideri i partisë së parë, nga Lëvizja Vetëvendosje, i dalë me 9 shkurt, ia ka çu LDK-së si ofertë për bashkëpunim institucional në bashkëqeverisje”, deklaroi Haziri.

Ai shtoi se LDK ka treguar korrektësi institucionale në proceset parlamentare, përfshirë votimet për nënkryetarët dhe kryesinë e Kuvendit, megjithatë nuk ka pasur mundësi të ndikojë në zhbllokimin e krizës politike.

Ne i kemi thënë ‘faleminderit’, dhe i kemi konfirmu qëndrimin e 9 shkurtit. Kemi demonstru lojalitet institucional tek vota e nënkryetarit të katërt, tek vota e nënkryetarit të pestë, për nënkryetarin e parë, të dytë e të tretë, për kryetarin e Kuvendit, me pjesëmarrje aktive në Kuvend. Por ne nuk kemi qenë të fuqishëm me e deblloku krizën, megjithatë e kemi paralajmëru”, u shpreh Haziri.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…