Zhduket Jashar Jashari në Velani, Shoqata për Kërkim-Shpëtim fillon kërkimet

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.

Siç ka njoftuar kjo shoqatë, personi i zhdukur është Jashar Jashari.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit po bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse për lokalizimin dhe gjetjen e tij. Kërkojmë nga qytetarët që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë autoritetet kompetente ose të lajmërojnë në faqen zyrtare të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim”, ka njoftuar kjo Shoqate.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…