Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit, dy prej tyre të mitura

Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy prej tyre janë të mitura.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se është zhdukur vajza e saj e mitur

“Rr. Fuad Dibra, Prishtinë 17.10.2025 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, me 20.10.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren raportohet se është zhdukur një e mitur.

“Rr. Xhevë Lladrovci, Prizren 18.10.2025 – 22:30. Ankuesja me 20.05.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.

Ndërsa, në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë, raportohet i zhdukur një shtetas i Shqipërisë, i cili kishte dalë për të mbledhur gështenja.

“Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë 20.10.2025 – 23:20.Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…