Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën të premten, ndodhen në repartin e mjekimit intensiv

Nga spitali kanë konfirmuar se të dyja viktimat janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe dhe po trajtohen për lëndime të shumta në trup, të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë, thikë.

“Vazhdojnë të jenë në mjekim intensiv, në përcjellje 24 orë. Njëra nga to ka gjendjen më të rëndë”, ka thënë Shefajet Berisha – zëdhënës në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:20, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas marrjes së informacionit për një rast dhune në familje. Në vendngjarje, patrulla policore gjeti një grua të gjakosur me plagë të rënda, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës u zbulua edhe vajza e saj e mitur, gjithashtu me plagë serioze dhe gjakderdhje.

Të dyja janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku ndodhen që nga ajo natë në trajtim intensiv.

I dyshuari për këtë sulm të rëndë është bashkëshorti i gruas, i cili u arrestua në hyrje të banesës nga policia dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…