Të martën rreth orës 14:30 në Podujevë ka ndodhur një rrahje ku është përdorur edhe arma.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se nga përdorimi i një shkopi gjatë rrahjes është lënduar një person.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se katër persona janë shoqëruar në polici, një dëshmitar dhe tre të dyshuar të përfshirë në rast.
“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.






